Ballkani U19 eliminohet nga UEFA Youth League

Ballkani U19 eliminohet nga UEFA Youth League

Ballkani U19 eliminohet nga UEFA Youth League

Skuadra nga Suhareka nuk ka arritur ta përmbysë disavantazhin e madh nga ndeshja e parë, të cilën e kishte humbur me rezultat 6:0.

HJK Helsinki ka kaluar në epërsi në minutën e gjashtëmbëdhjetë, kur Zaberxha ka shënuar nga penalltia. Ballkani është kundërpërgjigjur pesë minuta më vonë, kur Osmanollaj e ka barazuar rezultatin në 1:1.

Sponsor 3M Express

Megjithatë, skuadra finlandeze e ka rikthyer epërsinë në minutën e fundit të pjesës së parë, kur Barrett ka shënuar për 2:1.

Ky rezultat ka mbetur i pandryshuar deri në fund të ndeshjes.

Pas fitores 6:0 në takimin e parë dhe triumfit 2:1 në ndeshjen e kthimit, HJK Helsinki ka avancuar tutje me rezultat të përgjithshëm 8:1.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Protesta në Tiranë përshkallëzohet, protestuesit hedhin gurë dhe molotovë drejt Kryeministrisë

Protesta në Tiranë përshkallëzohet, protestuesit hedhin gurë dhe molotovë drejt Kryeministrisë

Italia synon të vendosë radarë mbrojtës në Ballkan

Italia synon të vendosë radarë mbrojtës në Ballkan

Avokati i Gecit për vendimin e gjykatës: I papërshtatshëm ligjërisht dhe i panevojshëm

Avokati i Gecit për vendimin e gjykatës: I papërshtatshëm ligjërisht dhe i panevojshëm

Ballkani U19 eliminohet nga UEFA Youth League | Momenti