Avokati i Gecit për vendimin e gjykatës: I papërshtatshëm ligjërisht dhe i panevojshëm

Avokati i Gecit për vendimin e gjykatës: I papërshtatshëm ligjërisht dhe i panevojshëm

Avokati i Gecit për vendimin e gjykatës: I papërshtatshëm ligjërisht dhe i panevojshëm

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar një muaj paraburgim ish-deputetit, Gani Gecit, nën dyshimet se ka kanosur gazetarin Lirim Mehmetaj.

Sponsor 3M Express

Pas përfundimit të seancës dëgjimore, avokati i tij, Besnik Berisha, vendosjen e masës së paraburgimit prej 30 ditësh e ka cilësuar si të papërshtatshme ligjërisht, si dhe të panevojshme.

Ai tha se kjo masë është në kundërshtim me secilën praktikë që gjykata e ka zbatuar deri më sot, teksa paralajmëroi se do të ankohen në Gjykatën e Apelit.

“Gjykata sapo përfundoi seancën dëgjimore ndaj Gani Gecit. Është vendosur për masën e paraburgimit. Gjykata e ka aprovuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit. Është caktuar masë paraburgimi prej 30 ditë. E cilësojmë si vendim absolutisht në papërshtatshmëri ligjore, absolutisht i panevojshëm dhe në kundërshtim me secilën praktikë që gjykata ka zbatuar deri më sot. Jemi të bindur se masa e paraburgimit është caktuar për shkak të emri të përveçëm e jo për shkak të kushteve ligjore, por gjithsesi besojmë fuqishëm se do të korrigjohet në seancën e parë që do të jetë në Gjykatën e Apelit që do të jetë një ankesë që do të ushtrohet brenda afatit ligjor. Nuk ka asnjë dilemë që Geci e respekton fjalën e lirë, bashkë me të edhe unë dhe secili qytetar i Kosovës. Ka një keqkuptim në mes asaj që është kërkuar dhe asaj që është denoncuar”, tha Berisha.

Tutje, ai u shpreh se Geci ka kërkuar që të mos i linçohet familja dhe të mos pretendohet se ai apo anëtarë tjerë të familjes kanë ndonjë lidhje me Serbinë.

“Pra, Geci ka kërkuar që të mos i linçohet familja me Serbinë e të mos pretendohet që këta kanë lidhje ose në çfarëdo forme asocojnë me Serbinë. Përndryshe nuk ka asnjë pretendim. Kanë qenë lutje për ta hequr “pashë një Zot” e kishte shkruar prokurori “pashë një Zot largoje sepse kështu kemi me u vra”. Mos të harrojmë se më 19 tetor të vitit 2001 Geci ka qenë viktimë e një sulmi tinzar ku janë vrarë miqtë e tij më të ngushtë e në mesin e tyre edhe një gazetar. Geci e ka perceptuar se një shkrim i tillë mund të çojë në nxitje të urrejtjes që mund të shpie në cenimin e sigurisë dhe jetës së familjes dhe ka kërkuar heqjen e postimit por jo domosdo e ka bërë në mënyrën kërcënuese ose kanosëse për të cilën pretendohet”, tha Berisha.

Lexo edhe

Protesta në Tiranë përshkallëzohet, protestuesit hedhin gurë dhe molotovë drejt Kryeministrisë

Protesta në Tiranë përshkallëzohet, protestuesit hedhin gurë dhe molotovë drejt Kryeministrisë

Ballkani U19 eliminohet nga UEFA Youth League

Ballkani U19 eliminohet nga UEFA Youth League

Italia synon të vendosë radarë mbrojtës në Ballkan

Italia synon të vendosë radarë mbrojtës në Ballkan

Avokati i Gecit për vendimin e gjykatës: I papërshtatshëm ligjërisht dhe i panevojshëm | Momenti