Hyseni: Zgjedhja e presidentes nuk ka shkelje kushtetuese

Hyseni: Zgjedhja e presidentes nuk ka shkelje kushtetuese

Hyseni: Zgjedhja e presidentes nuk ka shkelje kushtetuese

Profesori i së drejtës, Flamur Hyseni, ka thënë në RTK Prime se zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës presidente e Kosovës nuk përbën shkelje kushtetuese.

Duke komentuar procesin e zgjedhjes së presidentes, Hyseni tha se në parlamentarizëm marrëveshjet politike mund të arrihen në çdo moment, edhe në fund të një afati.

Sponsor 3M Express

“Gjithnjë është e mundur në çdo moment të arrihet një marrëveshje për të prodhuar pastaj një vendim, i cili edhe ndodhi mbrëmë. Nuk ka shumë rëndësi në cilin minut, në fillim, në mes apo në fund, por me rëndësi është që marrëveshja është arritur dhe ka pasur një dakordancë të plotë të qëndrimeve për të zhvilluar një procedurë pastaj të garantuar, për të siguruar atë shumicën e lartë që kërkon Kushtetuta”, tha Hyseni.

Sipas tij, me zgjedhjen e presidentes është krijuar një fakt i ri dhe ajo ka marrë mandatin zyrtarisht nga momenti i zgjedhjes.

Hyseni e cilësoi zgjedhjen e presidentes si përmbyllje të procesit të krijimit të institucioneve qendrore shtetërore, pas konstituimit të Legjislaturës së 11-të dhe zgjedhjes së Qeverisë.

Ai theksoi se nuk sheh problem të natyrës kushtetuese, duke vlerësuar se procedura është zhvilluar brenda afateve.

“Jemi brenda afateve. Kushtetuta vazhdon me vlejt, është akti kryesor në hierarkinë e akteve juridike në fuqi”, tha Hyseni.

 

 

 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Nxirret njëri prej 63 minatorëve të ngujuar në Trepçë

Nxirret njëri prej 63 minatorëve të ngujuar në Trepçë

Thaçi për Kurtin: Ishte në panik, PDK-ja mbrëmë e bëri “shah-mat” (VIDEO)

Thaçi për Kurtin: Ishte në panik, PDK-ja mbrëmë e bëri “shah-mat” (VIDEO)

Përfshihet nga flakët banesa në Lezhë

Përfshihet nga flakët banesa në Lezhë

Hyseni: Zgjedhja e presidentes nuk ka shkelje kushtetuese | Momenti