Veteranët e UÇK-së i shohin ndryshimet në Speciale si hap drejt drejtësisë

Veteranët e UÇK-së i shohin ndryshimet në Speciale si hap drejt drejtësisë

Veteranët e UÇK-së i shohin ndryshimet në Speciale si hap drejt drejtësisë

Përmes një reagimi publik, organizata ka vlerësuar se deklaratat kundërshtuese ndaj këtyre ndryshimeve janë “sa të nxituara, aq edhe të pabazuara në një shqyrtim serioz juridik”.

Sipas Veteranëve të UÇK-së, deri më tani nuk është bërë publike ndonjë analizë apo studim i mirëfilltë juridik që do të argumentonte se ndryshimet e miratuara janë të pazbatueshme ose në kundërshtim me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës.

Sponsor 3M Express

“Në vend të argumenteve juridike, opinioni publik është përballur kryesisht me polemika, interpretime të njëanshme dhe qëndrime politike, të cilat nuk mund të trajtohen si përfundime të pakontestueshme”, thuhet në reagim.

Organizata ka thënë se refuzon të besojë se pas këtyre reagimeve qëndron një përpjekje e qëllimshme për të dekurajuar qytetarët që, sipas saj, kanë protestuar “natë pas nate e ditë pas dite” me shpresën për drejtësi. Megjithatë, Veteranët kanë vlerësuar se mënyra dhe koha e reagimeve të fundit krijojnë pikërisht një përshtypje të tillë.

“Ne, kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, besojmë dhe jemi të bindur se ndryshimet e miratuara përbëjnë një hap të rëndësishëm për ta vendosur Gjykatën Speciale në binarët e duhur të drejtësisë”, thuhet më tej në reagim.

Sipas organizatës, ndryshimet duhet të shihen në funksion të respektimit të standardeve juridike dhe parimeve mbi të cilat duhet të mbështetet çdo institucion i drejtësisë.

Veteranët kanë kritikuar gjithashtu, siç i kanë quajtur, “spekulimet” mbi pasojat e mundshme juridike, duke theksuar se ato nuk mund ta zëvendësojnë një analizë profesionale.

“Kushdo që pretendon të kundërtën, ka përgjegjësinë ta argumentojë qëndrimin e vet me fakte, dispozita konkrete dhe arsyetim juridik, jo me deklarime politike”, thuhet në reagim.

Organizata ka theksuar se Kosova e ka dëshmuar gatishmërinë për të bashkëpunuar me drejtësinë ndërkombëtare, edhe në raste kur, sipas saj, janë marrë vendime jashtëzakonisht të vështira.

Megjithatë, sipas Veteranëve të UÇK-së, bashkëpunimi me drejtësinë ndërkombëtare nuk nënkupton heqje dorë nga e drejta për të kërkuar drejtësi të paanshme, përgjegjshmëri institucionale dhe respekt për dinjitetin e luftës çlirimtare.

Në fund, organizata ka bërë thirrje që debati për ndryshimet ligjore të zhvillohet mbi bazën e argumenteve juridike dhe jo të interpretimeve politike.

“Shpresa e qytetarëve për drejtësi meriton përgjigje të argumentuara, jo përpjekje për ta relativizuar apo shuar atë”, përfundon reagimi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Hysa gati për sfidën historike: Po stërvitem fort çdo ditë

Hysa gati për sfidën historike: Po stërvitem fort çdo ditë

Limaj me fjalë të mëdha për Shiroka-Pulën: S’ka energji negative, din me thënë po dhe jo!

Limaj me fjalë të mëdha për Shiroka-Pulën: S’ka energji negative, din me thënë po dhe jo!

Gruda: Ligji për Specialen nuk e shkel Kushtetutën, Kosova duhet të qëndrojë prapa tij

Gruda: Ligji për Specialen nuk e shkel Kushtetutën, Kosova duhet të qëndrojë prapa tij