Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se çdo veprim që ndërmerr shteti i Kosovës, duhet të ndikojë drejtpërdrejt në procesin e mbrojtjes të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ajo u shpreh se prioritet duhet t’i jepet strategjisë dhe Grupit Punues, transmeton Klankosova.tv.
“Grupit i lejohet, që në bazë të nevojave që i kanë të thërrasin edhe ekspertë që të iu ndihmojmë atyre në hartimin e strategjisë, prandaj unë mendoj që kjo është shumë e rëndësishme, sepse shumica dërrmuese janë përfaqësues politikë, institucional, prandaj edhe ka qenë e rëndësishme që t’i jepet mundësia Grupit Punues që të angazhojë edhe ekspertë, por edhe të koordinohet me ekipet mbrojtëse. Unë mendoj që çdo veprim i yni, duhet të jetë i koordinuar me ekipet mbrojtëse”, u shpreh Haxhiu.




