Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të hëne në Kamëz, ku dy vëllezër janë vrarë me armë zjarri ndërsa një i tretë është plagosur.

Tre vëllezërit u përfshinë në një konflikt, i cili dyshohet të ketë nisur për motive banale.
Abcnewsal, mëson se një prej viktimave, Selam Islamaj ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa vëllai i tij Nazmi Islamaj vdiq si pasojë e plagëve të marra në spital.
Sakaq, te Trauma po merr mjekim Shefqet Islamaj, i cili mësohet se ka mbëtur i plagosur rëndë nga të shtënat me armë, transmeton Klankosova.tv
Sakaq, autori i krimit të dyfishtë Ngushellim Manzi, fqinj me tre vëllezërit është arrestuar nga policia shqiptare.




