Shpërthen Rabiot: Nuk e di nëse e merituam fitoren

Shpërthen Rabiot: Nuk e di nëse e merituam fitoren

Shpërthen Rabiot: Nuk e di nëse e merituam fitoren

Kuqezinjtë patën një epërsi të konsiderueshme, por në fund u detyruan të luftonin deri në minutat e fundit për ta ruajtur fitoren. Kjo paraqitje ka shqetësuar Rabiot, i cili nuk e ka fshehur pakënaqësinë e tij, pavarësisht tri pikëve të fituara.

“E zhvilluam shumë mirë pjesën e parë, por më pas, çuditërisht, në të dytën e humbëm kontrollin e ndeshjes. Jam shumë i nervozuar, sepse nëse luajmë kështu në pjesën e dytë, atëherë nuk vlen asgjë paraqitja e mirë në të parën. Fatmirësisht fituam, por nuk e di nëse e merituam”, deklaroi mesfushori francez.

Sponsor 3M Express

Rabiot u ndal edhe te rënia e përqendrimit që Milani ka shfaqur në disa ndeshje, duke theksuar se problemi nuk lidhet me përgatitjen fizike, por me aspektin psikologjik dhe mentalitetin e skuadrës.

“Problemi nuk është fizik, por psikologjik. Ishim në epërsi prej tre golash dhe më pas e ulëm vëmendjen dhe përqendrimin. Kur përballesh me një skuadër cilësore, rrezikon të barazohesh ose edhe të humbasësh”, u shpreh ai.

Mesfushori theksoi se ekipi duhet të punojë më shumë në aspektin e mentalitetit, duke përfshirë edhe lojtarët që aktivizohen nga stoli.

“E kam thënë edhe pas ndeshjes me Sassuolon se duhet të punojmë për mentalitetin. Edhe ata që hyjnë në fushë nga stoli duhet të japin më shumë dhe të përshtaten menjëherë me ritmin e ndeshjes. Futbolli është i tillë: nëse e humb përqendrimin, rrezikon ta humbësh ndeshjen”, theksoi Rabiot.

Pavarësisht kritikave, francezi e pranoi rëndësinë e fitores ndaj Atalantës, por mesazhi i tij ishte i qartë: Milani duhet të përmirësojë qëndrueshmërinë gjatë gjithë ndeshjes, nëse dëshiron të arrijë objektivat e këtij sezoni.

“Gjithsesi, janë tri pikë të rëndësishme”, përfundoi ai.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Arrestohen 4 persona të dyshuar për gjueti të paligjshme dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen 4 persona të dyshuar për gjueti të paligjshme dhe armëmbajtje pa leje

Tre futbollistë të suspenduar për ndeshjet e Champions-it, mes tyre edhe Olise

Tre futbollistë të suspenduar për ndeshjet e Champions-it, mes tyre edhe Olise

Policia shton kontrollet ndaj automjeteve me modifikime të paautorizuara

Policia shton kontrollet ndaj automjeteve me modifikime të paautorizuara

Shpërthen Rabiot: Nuk e di nëse e merituam fitoren | Momenti