Haxhiu: Disa media e shtrembëruan përgjigjen time për protestat në Shqipëri

Haxhiu: Disa media e shtrembëruan përgjigjen time për protestat në Shqipëri

Haxhiu: Disa media e shtrembëruan përgjigjen time për protestat në Shqipëri

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pasi, sipas saj, disa media e kanë shtrembëruar përgjigjen e saj lidhur me protestat në Shqipëri.

Ajo tha se zhvillimet atje janë shqetësuese dhe se kërkesat e studentëve dhe protestuesve duhet të dëgjohen nga institucionet, ndërsa dhuna duhet të ndalet nga të dyja palët.

Sponsor 3M Express

“Po shoh që disa media e kanë shtrembëruar përgjigjen time për protestat në Shqipëri. Siç e kam thënë, zhvillimet atje janë shqetësuese për të gjithë ne. Ajo që po shohim kërkon trajtim serioz. Kërkesat e studentëve dhe të protestuesve duhet të dëgjohen nga institucionet, ndërsa dhuna duhet të ndalet nga të dyja palët. Kur kam thënë se arroganca vetëm i nxit protestat, kam folur për mënyrën si duhet t’u qasemi protestave në përgjithësi, me seriozitet dhe me gatishmëri për të dëgjuar. Ky ishte një qëndrim parimor, jo gjykim për shkaqet e protestave apo akuzë ndaj ndonjë institucioni në Shqipëri. Si shqiptare e Kosovës, për të cilën Shqipëria është shtëpi, u kërkoj të gjitha palëve që me maturi të gjejnë rrugën përpara. Besoj se përmes dialogut, ndasitë mund të tejkalohen dhe qetësia të rikthehet sa më shpejt”, shkroi ajo në facebook.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Kremlini konfirmon diskutimet për takimin Putin-Trump-Xi gjatë muajve të ardhshëm

Kremlini konfirmon diskutimet për takimin Putin-Trump-Xi gjatë muajve të ardhshëm

Trazirat në Francë nuk e shtyjnë duelin PSG–Barcelon

Trazirat në Francë nuk e shtyjnë duelin PSG–Barcelon

Rama: Ka grupe shantazhi e propagande që punojnë kundër meje dhe kryeqytetit (VIDEO)

Rama: Ka grupe shantazhi e propagande që punojnë kundër meje dhe kryeqytetit (VIDEO)

Haxhiu: Disa media e shtrembëruan përgjigjen time për protestat në Shqipëri | Momenti