Arrestohen pesë të dyshuar për vandalizmin e Gjykatës së Apelit

Arrestohen pesë të dyshuar për vandalizmin e Gjykatës së Apelit

Arrestohen pesë të dyshuar për vandalizmin e Gjykatës së Apelit

Pesë persona janë arrestuar, ndërsa 15 të tjerë janë shpallur në kërkim, nën dyshimin për dëmtimin e dyerve dhe dritareve të Gjykatës së Apelit gjatë protestës së zhvilluar pranë këtij institucioni.

Sipas njoftimit të policisë, hetimet e zhvilluara gjatë tubimit kanë mundësuar identifikimin e 20 personave që dyshohet se kanë dëmtuar institucionin me sende të forta.

Sponsor 3M Express

Në mesin e pesë të arrestuarve janë A. P., 37 vjeç, S. R., 32 vjeç, L. D., 20 vjeç, P. P., 24 vjeç, si dhe një i mitur 16-vjeçar.

Gjatë kontrollit fizik ndaj të miturit, policia ka sekuestruar edhe një sasi lëndësh piroteknike.

Ndërkohë, 15 personat e tjerë të dyshuar janë shpallur në kërkim, ndërsa autoritetet bëjnë të ditur se po vazhdojnë punën për kapjen e tyre.

Materialet procedurale lidhur me rastin i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjor

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Iraola kërkon durim për rikuperimin e Szoboszlai

Iraola kërkon durim për rikuperimin e Szoboszlai

Luis Enrique për Barcelonën: I ndjek ndeshjet si tifoz, por dua ta mposht

Luis Enrique për Barcelonën: I ndjek ndeshjet si tifoz, por dua ta mposht

Bellingham drejt vazhdimit të kontratës me Real Madrid

Bellingham drejt vazhdimit të kontratës me Real Madrid