Hapja e një qebaptoreje në Gjermani përfundon në kaos, policia sulmohet me gurë, shishe dhe mjete piroteknike

Hapja e një qebaptoreje në Gjermani përfundon në kaos, policia sulmohet me gurë, shishe dhe mjete piroteknike

Hapja e një qebaptoreje në Gjermani përfundon në kaos, policia sulmohet me gurë, shishe dhe mjete piroteknike

Hapja solemne e një qebaptoreje në qytetin e Dortmundit të Gjermanisë ka përfunduar me përleshje të dhunshme në rrugë, pasi qindra persona u mblodhën për të përfituar nga oferta promocionale, ku një qebap shitej vetëm për një euro.

Sponsor 3M Express

Sipas raportimit të mediumit zviceran Bluewin, rreth 300 persona, mes tyre edhe shumë të mitur, u paraqitën të dielën pasdite para lokalit të ri, pas reklamimit të ofertës speciale në rrjetet sociale.

Megjithëse pronari kishte angazhuar një ekip sigurie për të menaxhuar turmën, situata doli jashtë kontrollit dhe ai u detyrua të kërkonte ndërhyrjen e policisë.

Por ardhja e forcave të rendit e përshkallëzoi edhe më shumë situatën. Policët dhe ekipet emergjente u sulmuan me gurë, shishe, mjete piroteknike, një trotinet elektrik dhe madje edhe me një karrige. Nga hedhja e gurëve u dëmtua edhe një veturë policore.

Për menaxhimin e situatës u angazhuan rreth 100 policë të njësive speciale për trazira, ndërsa një helikopter monitoronte zhvillimet nga ajri.

Përkundër tensioneve dhe sulmeve ndaj policisë, nuk raportohet për persona të lënduar, transmeton Telegrafi.

Gjatë kontrollit të një personi që kishte refuzuar urdhrin për t’u larguar nga zona, policia gjeti një armë alarmi.

Ndërkohë, janë iniciuar disa procedura penale për prishje të rendit publik, dëmtim të pronës dhe fyerje. Një person u shoqërua fillimisht në polici.

Shefi i Policisë së Dortmundit, Tim Frommeyer, ka reaguar ashpër ndaj personave që sulmuan zyrtarët policorë, duke theksuar se dhuna ndaj policisë nuk mund të justifikohet si sjellje e të rinjve që kërkojnë aventura, por përbën vepër kriminale.

Policia ka nisur analizimin e pamjeve të shumta filmike për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në trazira.

Autoritetet po shqyrtojnë gjithashtu nëse pronari i lokalit mund të mbahet përgjegjës për organizimin e ngjarjes dhe nëse do të detyrohet të mbulojë shpenzimet e operacionit policor.

Hapja e qebaptores ishte reklamuar gjerësisht në Instagram, ku përveç ofertës prej një euroje ishin paralajmëruar edhe dhurata, përfshirë një iPhone 18 Pro Max dhe një udhëtim për Umrah në Arabinë Saudite.

Megjithatë, për shkak të kaosit, organizatorët njoftuan se dhuratat nuk do të ndaheshin atë ditë.

Pas incidentit, pronari bëri të ditur përmes rrjeteve sociale se do të publikojë një deklaratë të plotë, duke pranuar se situata kishte dalë jashtë kontrollit dhe se në vendngjarje kishte pasur mbi 1.000 persona.

Ai theksoi se sjellja e dhunshme e disa pjesëmarrësve nuk ishte e pranueshme dhe se distancohet nga veprimet e tyre./Telegrafi/

Lexo edhe

Policia konfirmon rastin e kanosjes me armë në Ministrinë e Ekonomisë, një person shoqërohet në stacion

Policia konfirmon rastin e kanosjes me armë në Ministrinë e Ekonomisë, një person shoqërohet në stacion

Djali i Donika Kadaj-Bujupit kërcënohet me revole në Ministrinë e Ekonomisë: Ma vendosi në kokë

Djali i Donika Kadaj-Bujupit kërcënohet me revole në Ministrinë e Ekonomisë: Ma vendosi në kokë

30 raste të reja me fruth në Kosovë brenda javës së fundit

30 raste të reja me fruth në Kosovë brenda javës së fundit

Hapja e një qebaptoreje në Gjermani përfundon në kaos, policia sulmohet me gurë, shishe dhe mjete piroteknike | Momenti