Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi, ka reaguar pas zhvillimeve të mbrëmshme në Kuvendin e Kosovës, ku u votua Ligji për Specialen, si dhe u bë zgjedhja e Presidentes së re të vendit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Jakupi ka shprehur kënaqësinë për këto zhvillime, duke bërë thirrje për unitet politik në çështjet me rëndësi për vendin.
“Urime Kosovë. Urime Ligji të cilin e kërkuam tash e 21 ditë. Urime Presidentja e Republikës.
“Uroj që politike e Kosovës të jetë gjithmonë bashkë për çështje madhore”, shkroi Jakupi./Klankosova.tv





