Një prej pamjeve që tërhoqi vëmendjen e madhe gjatë protestës ishte ajo e gjyqtarit të Superligës së Kosovës në futboll, Lirim Jashari, me flamurin e UÇK-së në duar.

Tashmë, ai ka rrëfyer me emocione të forta atë që, sipas tij, ndodhi në ato momente.
Jashari ka treguar se gjatë protestës, teksa mbante flamurin, ishte goditur nga zyrtarë policorë, duke pësuar lëndim dhe thyerje të këmbës.
“Goditja ishte e qëllimshme. Nuk më ka rënë nga lart, më kanë rënë nga anash dhe unë e kam të thyer pjesën e shputës anësore. E kam direkt goditjen në këmbë. E ka me hallall, por nuk ua kemi pasur borxh”, u shpreh Jashari në DPT te Fidani në Klan Kosova.



