Në mbrojtje të luftës për çlirimin e Kosovës, që nga dita e dënimit me 81 vjet burg për Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin, Prishtina s’gjeti qetësi nga protestuesit.

Në sheshin “Skenderbeu”, për 21 net rresht u kërkua drejtësi, duke u brohoritur thirrja që verdikti i dhënë nuk mund të jetë në emër të popullit të Kosovës.
Pranë Kuvendit e Qeverisë, të pakënaqurit këmbëngulën që Ligji për Dhomat e Specializuara duhej të votohet.
Çdoherë paqësor në mot të mirë e të ligë, pjesëmarrësit, i valëvisnin flamujt, betoheshin për atdheun, e ndiznin flakadanët duke ia thënë edhe këngës.
Por, qetësia u trazua në natën e 20-të. Kur të hënën e 5 tetorit, deputetët s`po merrnin parasysh top kërkesën e tyre.
Politikanët arritën ujdi, vonë të martën, e vetë organizatori Çlirim Haziri, ua kumtoi lajmin e madh të protestuesve.
Kjo i dha fund protestës, e masa u shpërnda, përderisa edhe njësite të shumta policore, u kthyen në bazat e tyre, teksa të mërkurën u hoqën edhe rrethojat përreth godinave shtetërore.




