Haziri për protestat “Jo në emrin tim”: Kemi dashur revoltë e bashkim, jo agresivitet e shkatërrim

Haziri për protestat “Jo në emrin tim”: Kemi dashur revoltë e bashkim, jo agresivitet e shkatërrim

Haziri për protestat “Jo në emrin tim”: Kemi dashur revoltë e bashkim, jo agresivitet e shkatërrim

Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka thënë se organizimi i protestave ka qenë një punë e vazhdueshme, me synimin që ato të jenë sa më gjithëpërfshirëse dhe pa agresivitet.

Në Debat Plus, Haziri ka thënë se gjatë organizimit kanë synuar të përfshijnë qytetarë të ndryshëm, përfshirë artistë, gazetarë, studentë, nxënës, fëmijë të dëshmorëve dhe veteranë.

Sponsor 3M Express

“Kemi dashtë shumë që kjo protestë të jetë diçka që po na bashkon, të jetë një formë e re ndoshta e revoltës e mospajtimit me këtë vendim, po të mos jetë diçka që jemi mësu, ku ka agresivitet”, ka deklaruar Haziri.

Ai ka thënë se gjatë këtyre ditëve ka pasur edhe kritika se protestat po ngjasojnë me festa apo koncerte, veçanërisht për shkak të muzikës.

Haziri ka pranuar se këto kritika kanë ndikuar edhe në mënyrën e organizimit të protestave, duke thënë se ekipi organizues ka bërë ndryshime, përfshirë ndërprerjen e muzikës në raste të caktuara.

“Jemi ndiku, si ekip, për shkak të presionit të madh, ku duhet me ndërpre muzikën, duhet pak me ndryshu. Edhe këto janë të sakta, këto që po i thu, që po duket si koncert, po është interpretuar”, ka thënë ai.

Haziri ka shtuar se gjatë këtyre ditëve e ka befasuar energjia e madhe e njerëzve për të gjetur diçka negative edhe në një organizim që, sipas tij, kishte për qëllim bashkimin rreth UÇK-së.

Lexo edhe

Qorolli: Presidentja Shiroka-Pula do të reflektojë për Specialen dhe nuk do ta lërë siç ka qenë

Qorolli: Presidentja Shiroka-Pula do të reflektojë për Specialen dhe nuk do ta lërë siç ka qenë

Ambasadori hungarez uron Shiroka Pulën: Presim të forcojmë bashkëpunimin

Ambasadori hungarez uron Shiroka Pulën: Presim të forcojmë bashkëpunimin

Zbulohet dëshira Modricit pas pensionimi

Zbulohet dëshira Modricit pas pensionimi