Në fillim të tetorit jo, por ka fundi po.

Ani se IKSHPK ishte shprehur goxha e sigurtë që vaksinat kundër gripit sezonal në Kosovë do të arrijnë në fundin e shtatorit, duke planifikuar që imunizimi të nisë qysh në fillim të tetorit, tamam në kohë.
Megjithëse, ky synim ra nga zbatimi qysh me 1 tetor, ndonëse ishte thënë se vaksinat janë porositur më kohë dhe të cilat blihen nga MSh.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se kjo shtyrje nuk ka ndodhur për fajin e tyre, por të ndryshimeve dhe përcaktimeve të OBSH-së, së fundmi ndaj kësaj vaksine.
Me 21 tetor pritet të arrijnë në depon e IKSHPK-së.
E, siç Klani ka raportuar çdo vit, kjo vaksinë nuk u dedikohet vetëm të moshuarëve, ashtu siç mendohet në popull.
Derisa sipas evidencave të specialistëve të shëndetit publik, sfidë mbetet mospërgjigja e mjaftueshme e profesionistëve shëndetësorë ndaj kësaj vaksine dhe të cilët janë në kontakt me pacientët në baza ditore.




