Një 31-vjeçar nga Kosova është ndaluar nga Policia Federale e Gjermanisë në Aeroportin Münster-Osnabrück, menjëherë pas mbërritjes së tij me një fluturim nga Prishtina.

Gjatë kontrollit kufitar, autoritetet konstatuan se ndaj tij ishin aktive dy urdhër-arreste, të lëshuara për shkak të gjobave të papaguara.
Sipas Policisë Federale, gjobat ishin shqiptuar nga Gjykata e Qarkut në Münster për vepra penale që lidhen me vjedhje dhe detyrim.
Nëse nuk do t’i shlyente detyrimet financiare, 31-vjeçari rrezikonte të vuante 120 ditë burgim, , transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, ai arriti t’i paguante në vend gjobat në shumën totale prej 1.800 eurosh. Me kryerjen e pagesës, urdhër-arrestet u ekzekutuan dhe ai shmangu vuajtjen e dënimit me burg.
Pas përfundimit të procedurës, autoritetet gjermane e lejuan shtetasin kosovar të vazhdonte udhëtimin dhe të hynte në Gjermani.




