Gjirokastër: Arrestohet 44-vjeçari i dënuar më parë për vrasje, iu gjetën armë dhe kokainë në banesë

Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Historiku” në Tepelenë, ku është arrestuar në flagrancë një 44-vjeçar, i dënuar më parë për vrasje, pasi gjatë kontrolleve iu gjetën armë dhe lëndë e dyshuar narkotike në banesë.

Sponsor 3M Express

Në pranga ka rënë shtetasi S. L., banues në Tiranë. Sipas policisë, gjatë kontrollit në një banesë tjetër të tij, në fshatin Majkosh, Tepelenë, u konstatua se ai mbante pa leje një armë zjarri, tip pistoletë, së bashku me municion, si dhe një armë sportive, shkruan abcnews.al, transmeton klankosova.tv.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesë u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Operacioni u zhvillua nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin Operacional dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë. Sipas autoriteteve, kontrollet u intensifikuan me synim mbikëqyrjen e personave me precedentë penalë dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Lexo edhe

BE-ja përshëndet miratimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave: Kosova bën hap drejt SEPA-s

BE-ja përshëndet miratimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave: Kosova bën hap drejt SEPA-s

52 të dënuar në Dubravë i nënshtrohen programeve të risocializimit, trajtohet edhe dhuna ndaj grave

52 të dënuar në Dubravë i nënshtrohen programeve të risocializimit, trajtohet edhe dhuna ndaj grave

Vitia: 53.4% e rasteve të kancerit të gjirit u diagnostikuan në fazat e hershme

Vitia: 53.4% e rasteve të kancerit të gjirit u diagnostikuan në fazat e hershme