Gjergji Kote i FC Drenicës është shpallur “Ylli i Javës” për xhiron e tetë të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Çmimi tradicional, i organizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të kampionatit, Albi Mall, iu dorëzua Kotes sot, shkruan KosovaPress, transmeton klankosova.tv.
Sulmuesi i Drenicës ishte një nga protagonistët kryesorë në fitoren e thellë 4:0 ndaj Llapit, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë kontribut të rëndësishëm në paraqitjen e skuadrës së tij.
Vlerësimi për “Yllin e Javës” është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, i cili përzgjodhi Koten si futbollistin më të dalluar të xhiros së tetë.



