Një trup i pajetë dhe i dekompozuar është gjetur në zonën e quajtur “Përroi i Zall Frashër”, në fshatin Zhejë, pjesë e Njësisë Administrative Mamurras.

Sipas Policisë, nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, dyshohet se trupi i përket një shtetasi francez, me inicialet G. P., 61 vjeç, transmeton Klankosova.tv.
61-vjeçari dyshohet se ka qenë vizitor në këtë zonë. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur për shkaqe natyrale.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.




