FIFA publikon renditjen e re, Kosova ngjitet në vendin e 76-të

FIFA publikon renditjen e re, Kosova ngjitet në vendin e 76-të

FIFA publikon renditjen e re, Kosova ngjitet në vendin e 76-të

FIFA ka publikuar sot, më 7 tetor, renditjen e re botërore për kombëtaret.

Sponsor 3M Express

Kosova ka shënuar përparim në klasifikimin e ri, duke u ngjitur dy pozita, nga vendi i 78-të në të 76-tin, me 1328.14 pikë.

Shqipëria gjithashtu ka avancuar një pozitë dhe tashmë renditet e 66-ta në botë, me 1375.78 pikë.

Në krye të renditjes nuk ka ndryshime: Spanja vazhdon të jetë lider, e ndjekur nga Argjentina, Franca dhe Anglia. Portugalia ka bërë ngjitjen më të madhe në top pesëshen, duke kaluar Brazilin dhe duke u pozicionuar në vendin e pestë.

Top 5 i FIFA-s:

Spanja

Argjentina

Franca

Anglia

Portugalia

Kosova tashmë është 10 vende pas Shqipërisë në renditjen e FIFA-s./Klankosova.tv

Lexo edhe

Rubikon sonte: Kemi presidente, cilat janë tash detyrat e shtetit?

Rubikon sonte: Kemi presidente, cilat janë tash detyrat e shtetit?

Zyrtare: David Silva rikthehet në futboll në moshën 40-vjeçare

Zyrtare: David Silva rikthehet në futboll në moshën 40-vjeçare

Korab Shaqiri po vjen me album të ri muzikor: Po dalim përtej kornizës

Korab Shaqiri po vjen me album të ri muzikor: Po dalim përtej kornizës