Festa me krisma në Podujevë – Policia ndërhyn në aheng, 62-vjeçari dorëzon revolen me gaz, gjenden edhe tri gëzhoja

Një aheng familjar në Podujevë është shoqëruar me të shtëna nga arma, duke bërë që Policia të ndërhyjë në vendin e ngjarjes. Gjatë intervenimit është dorëzuar një revole me gaz, ndërsa kontrolli i shtëpisë ka çuar edhe në gjetjen e tri gëzhojave.

Sponsor 3M Express

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më 17 tetor, rreth orës 21:00, në rrugën “28 Nëntori” në Podujevë, ku një njësi policore që po patrullonte në kuadër të një plani operativ ka evidentuar të shtëna gjatë një feste familjare.

Policët kanë ndërhyrë menjëherë, ndërsa në kuadër të veprimeve policore është dorëzuar vullnetarisht një revole me gaz, së bashku me një karikator të zbrazët.

Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, personi i dyshuar në këtë rast është Naim Zymeri, 62 vjeçar.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit dhe me pëlqimin e familjarëve, Policia ka kryer edhe kontrollin e shtëpisë, ku janë gjetur tri gëzhoja të armës me gaz.

Zymeri është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar lidhur me rastin.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Naim Zymeri është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Festa me krisma në Podujevë – Policia ndërhyn në aheng, 62-vjeçari dorëzon revolen me gaz, gjenden edhe tri gëzhoja appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Disa të vdekur dhe dhjetëra të lënduar nga zjarri pranë një baze ushtarake në Kanada

Disa të vdekur dhe dhjetëra të lënduar nga zjarri pranë një baze ushtarake në Kanada

Avionët luftarakë rumunë rrëzojnë dy dronë mbi Detin e Zi

Avionët luftarakë rumunë rrëzojnë dy dronë mbi Detin e Zi

Shtohen sulmet ndaj anijeve pranë Ngushticës së Hormuzit, raportohen dy incidente të reja

Shtohen sulmet ndaj anijeve pranë Ngushticës së Hormuzit, raportohen dy incidente të reja

Festa me krisma në Podujevë – Policia ndërhyn në aheng, 62-vjeçari dorëzon revolen me gaz, gjenden edhe tri gëzhoja | Momenti