Disa të vdekur dhe dhjetëra të lënduar nga zjarri pranë një baze ushtarake në Kanada

Disa të vdekur dhe dhjetëra të lënduar nga zjarri pranë një baze ushtarake në Kanada

Disa të vdekur dhe dhjetëra të lënduar nga zjarri pranë një baze ushtarake në Kanada

Disa persona kanë vdekur ose janë lënduar si pasojë e një zjarri të madh pranë bazës ushtarake kanadeze Wainwright, në provincën e Albertës.

Sponsor 3M Express

Ministri i Mbrojtjes i Kanadasë, David McGuinty, nuk ka konfirmuar numrin e viktimave dhe as shkakun e zjarrit, duke e cilësuar situatën si “shumë aktive dhe delikate”.

Ndërkohë, rrjeti televiziv kanadez “Global News”, duke iu referuar burimeve ushtarake anonime, raportoi se të paktën shtatë persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar, pasi një linjë gazi ose pus gazi është goditur gjatë një ushtrimi ushtarak me municion të vërtetë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv

Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, ka deklaruar se bëhet fjalë për një incident serioz që ka shkaktuar zjarr të madh, duke shprehur solidaritet me personat e prekur.

Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu të shtunën dhe u përhap me shpejtësi për shkak të erërave të forta, duke kaluar edhe përtej rrethojave të bazës ushtarake.

Ndërkohë, spitali Royal Alexandra në Edmonton aktivizoi protokollin e emergjencës për incidente me numër të madh viktimash. Një mjek i urgjencës në këtë spital tha se numri i pacientëve mund të mbingarkojë kapacitetet shëndetësore të qytetit.

Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve që të shmangin zonën dhe t’u lënë përparësi automjeteve të emergjencës.

Lexo edhe

31 aksidente trafiku në Kosovë për 24 orë, tetë persona përfundojnë të lënduar

31 aksidente trafiku në Kosovë për 24 orë, tetë persona përfundojnë të lënduar

Kanada, viktima dhe të plagosur nga zjarri në bazën ushtarake

Kanada, viktima dhe të plagosur nga zjarri në bazën ushtarake

Begaj takon sot krerët e komuniteteve fetare, pas pesë ditësh protestash në Shqipëri

Begaj takon sot krerët e komuniteteve fetare, pas pesë ditësh protestash në Shqipëri