Në një deklaratë të publikuar të dielën, më 18 tetor, Zyra e Kryeprokurorit ka thënë se gjatë ditëve të fundit janë raportuar dhe shpërndarë shkrime të ndryshme për “arrestime të personave zyrtarë”, të cilat kanë krijuar konfuzion në publik dhe pasiguri juridike.
Institucioni ka kërkuar që të shmanget shpërndarja e informacioneve që nuk janë zyrtare dhe të konfirmuara.

Kryeprokurori i Shtetit ka siguruar qytetarët se Prokurori i Shtetit do të trajtojë çdo rast penal në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, ligjet në fuqi dhe standardet më të larta të drejtësisë.
Burimi: RTKLive




