Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të sigurojë furnizim alternativ me ujë për gjashtë fshatra të Komunës së Prizrenit, të prekura nga ndërprerja e furnizimit.

Sipas njoftimit në Facebook, cisterna do të qarkullojë në Gjonaj, Mazrek, Kojush, Planej, Gorozhup dhe Mile, si dhe në zonat përreth.
Kjo masë është e përkohshme dhe do të vazhdojë deri në sanimin e defektit në gypin kryesor furnizues të stacioneve të pompimit Kojush 1 dhe Kojush 2 dhe rikthimin e furnizimit të rregullt me ujë.
“Kërkojmë ndjesë për shqetësimet e shkaktuara dhe falënderojmë të gjithë konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin”. /Klankosova.tv




