Raportimet për “arrestime të personave zyrtarë” – reagon Prokuroria e Shtetit

Raportimet për “arrestime të personave zyrtarë” – reagon Prokuroria e Shtetit

Raportimet për “arrestime të personave zyrtarë” – reagon Prokuroria e Shtetit

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve dhe mediave që të bazohen vetëm në informacione zyrtare dhe të konfirmuara nga institucioni, lidhur me raportimet e fundit për “arrestime të personave zyrtarë”.

Sponsor 3M Express

Në një deklaratë në Facebook, kjo zyrë ka bërë të ditur se raportimet dhe shkrimet e shpërndara nga disa individë dhe media të caktuara gjatë ditëve të fundit kanë krijuar konfuzion në publik dhe pasiguri juridike.

“Për çështjet që ndërlidhen me punën dhe veprimet e Prokurorit të Shtetit, të bazoheni vetëm në informacione zyrtare dhe të konfirmuara nga vetë institucioni, si dhe të shmangni çdo informacion tjetër që nuk është zyrtar dhe i konfirmuar”, thuhet në deklaratë, raporton Klankosova.tv

Po ashtu, Kryeprokurori i Shtetit, thotë se ka siguruar qytetarët se çdo rast penal do të trajtohet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, ligjet në fuqi dhe standardet më të larta të drejtësisë.

“Kryeprokurori i Shtetit siguron qytetarët e vendit se do të kujdeset që institucioni i Prokurorit të Shtetit të trajtojë çdo rast penal në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet në fuqi dhe standardet më të larta të drejtësisë”./Klankosova.tv

Lexo edhe

31 aksidente trafiku në Kosovë për 24 orë, tetë persona përfundojnë të lënduar

31 aksidente trafiku në Kosovë për 24 orë, tetë persona përfundojnë të lënduar

Kanada, viktima dhe të plagosur nga zjarri në bazën ushtarake

Kanada, viktima dhe të plagosur nga zjarri në bazën ushtarake

Begaj takon sot krerët e komuniteteve fetare, pas pesë ditësh protestash në Shqipëri

Begaj takon sot krerët e komuniteteve fetare, pas pesë ditësh protestash në Shqipëri

Raportimet për “arrestime të personave zyrtarë” – reagon Prokuroria e Shtetit | Momenti