EUROPOL godet rrjetin ballkanik të drogës, pothuajse 50 të arrestuar

EUROPOL godet rrjetin ballkanik të drogës, pothuajse 50 të arrestuar

EUROPOL godet rrjetin ballkanik të drogës, pothuajse 50 të arrestuar

Aksioni u zhvillua më 6 tetor në Slloveni dhe Spanjë, ku autoritetet kontrolluan 42 prona. Sipas Europol-it, në Slloveni u arrestuan 34 persona, ndërsa arrestime pati edhe në Spanjë dhe Kroaci. 11 të dyshuar të tjerë ishin arrestuar më herët.

Hetimi e lidh grupin jo vetëm me trafikun e drogës, por edhe me vrasje, tentativa vrasjeje, rrëmbime dhe sulme me mjete shpërthyese.

Sponsor 3M Express

“Anëtarët e grupit dhe familjarët e tyre dyshohet se u bënë objektiv i hakmarrjeve të dhunshme”, thuhet në informacionin e Europol-it.

Droga transportohej mes mallrave të ligjshme

Sipas hetuesve, grupi përdorte ngarkesa të rregullta tregtare për të fshehur drogën gjatë transportit nëpër Evropë. Për komunikim, anëtarët dyshohet se përdornin platforma të enkriptuara, përfshirë SKY ECC dhe CryptCom.

Europol-i thotë se rrjeti kishte rekrutuar shoferë, kryesisht nga Sllovenia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Bullgaria, të cilët transportonin drogë me kamionë, furgonë dhe automjete.

“Rrugët ekzistuese tregtare përdoreshin si mbulesë për trafikun e drogës”, thuhet në njoftimin e Europol-it.

Sekuestrohen dhjetëra kilogramë drogë dhe armë

Gjatë operacionit u sekuestruan 66 kilogramë drogë, prej tyre 51 kilogramë kanabis dhe 15 kilogramë amfetaminë. Po ashtu, autoritetet sekuestruan armë zjarri, bizhuteri dhe para të gatshme.

Por hetimi sugjeron se aktiviteti i rrjetit ishte shumë më i madh. Nga viti 2022 deri në shtator 2026, autoritetet kishin sekuestruar gjithsej 253 kilogramë kokainë, 404 kilogramë kanabis, 18.8 kilogramë metamfetaminë dhe 825 gramë MDMA.

Sipas të dhënave të mbledhura nga komunikimet e enkriptuara dhe provat e tjera, rrjeti dyshohet se kishte trafikuar edhe rreth 2.5 tonë kanabis, 474 kilogramë kokainë, 104 kilogramë heroinë, 30 kilogramë amfetaminë dhe 11.6 kilogramë MDMA.

Në operacion morën pjesë autoritete nga 22 shtete, ndërsa koordinimi u bë me mbështetjen e Europol-it nga një qendër operative në Lubjanë.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Hetemi-Begaj, në fokus ruajtja e dëshmive për krimet e luftës në Kosovë

Hetemi-Begaj, në fokus ruajtja e dëshmive për krimet e luftës në Kosovë

Abdixhiku: Nuk kaluan as 48 orë dhe “perdet ranë” për ligjin e Speciales

Abdixhiku: Nuk kaluan as 48 orë dhe “perdet ranë” për ligjin e Speciales

Petrova pas takimit me Mucunskin: Bullgaria nuk ka kushte të reja për Maqedoninë

Petrova pas takimit me Mucunskin: Bullgaria nuk ka kushte të reja për Maqedoninë

EUROPOL godet rrjetin ballkanik të drogës, pothuajse 50 të arrestuar | Momenti