Endrick ka dhënë dritën jeshile për një transferim të mundshëm te Milani në janar.

Sulmuesi brazilian po luan shumë pak te Real Madridi dhe dëshiron të largohet për të fituar më shumë minuta.
20-vjeçari ka luajtur vetëm 4 minuta këtë sezon, ndërsa në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar, i huazuar te Lyon, shënoi 8 gola dhe dha 8 asistime në 21 ndeshje.
Milani e kishte kërkuar edhe gjatë verës dhe tani synon ta marrë në huazim për pjesën e dytë të sezonit. Roma dhe Aston Villa gjithashtu janë të interesuara për brazilianin.
Endrick mësohet se e preferon Milanin, por vendimi përfundimtar do të varet nga Real Madridi dhe Jose Mourinho.




