Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, ka uruar Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, me rastin e betimit të saj në detyrë.

Në një telegram urimi të publikuar nga Amiri Diwan i Katarit, Emiri i ka uruar Shiroka Pulës sukses në ushtrimin e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës.
Ai ka shprehur gjithashtu dëshirën që marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Katarit të vazhdojnë të zhvillohen dhe të forcohen më tej.
“Duke i uruar asaj sukses në përmbushjen e detyrave të saj dhe marrëdhënieve mes dy vendeve më shumë zhvillim dhe përparim”, thuhet në njoftimin zyrtar të Amiri Diwan.
Urimi është bërë një ditë pasi Justina Shiroka-Pula bëri betimin presidencial. /Kp/




