Dy shtetas të Serbisë, një mashkull dhe një femër, janë shoqëruar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin në zonën e Koshuticës në Leposaviq.

Rasti ka ndodhur më 28 nëntor, rreth orës 21:00.
Sipas raportit policor, pas shoqërimit dhe intervistimit të dy personave, me vendim të prokurorit ata janë liruar.
Rasti është iniciuar si “Kalim ilegal i kufirit” dhe do të vazhdojë në procedurë të rregullt. /Telegrafi/





