Ekstradohet nga Belgjika në Kosovë një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Ekstradohet nga Belgjika në Kosovë një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Ekstradohet nga Belgjika në Kosovë një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Një shtetas i Kosovës, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën penale “Legalizim i përmbajtjes së rreme”, është ekstraduar nga Belgjika në Kosovë.

Sponsor 3M Express

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, e cila ka njoftuar se ekstradimi është realizuar më 25 nëntor, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë e tjera relevante të Policisë dhe institucionet e drejtësisë.

Sipas njoftimit, personi me inicialet B.B. kërkohej nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, ndërsa pas ekstradimit iu dorëzua njësive përkatëse të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë për vazhdimin e procedurave ligjore.

“Me datë 25.11.2026 është ekstraduar nga Belgjika për në Kosovë, shtetasi i Kosovës B.B., pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës, i përfshirë në veprën penale ‘Legalizim i përmbajtjes së rreme’”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka bërë të ditur se Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor do të vazhdojë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare.

Kjo me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale, si dhe gjurmimit dhe arrestimit të personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.

Lexo edhe

Ekstradohet nga Belgjika për në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

Ekstradohet nga Belgjika për në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

Kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar, B.B. ekstradohet nga Belgjika në Kosovë

Kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar, B.B. ekstradohet nga Belgjika në Kosovë

A ka pasë njerëz të UDB-së që janë fshehur nën petkun e LDK-së qysh po pretendohet?

A ka pasë njerëz të UDB-së që janë fshehur nën petkun e LDK-së qysh po pretendohet?