Ekskluzive | Policia ndal veturën në Obiliq – shoferit i gjenden revole “Zoraki”, 9 fishekë dhe shufër metalike

Një kontroll rutinor policor në Obiliq ka përfunduar me sekuestrimin e një arme, municioni dhe një shufre metalike, pasi këto mjete janë zbuluar brenda një veture që ishte ndaluar nga patrulla policore.

Sponsor 3M Express

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më 17 tetor, rreth orës 10:40, në rrugën “Hasan Prishtina”, ku një njësi policore, gjatë patrullimit, ka ndaluar për kontroll një automjet me targa vendore.

Gjatë kontrollit të veturës, të cilën po e drejtonte Kadri Sylejmani, 39 vjeçar, policët kanë gjetur një revole të tipit “Zoraki”, një karikator, nëntë fishekë me gaz të kalibrit 9×19 mm dhe një shufër metalike.

Pas zbulimit të këtyre mjeteve, Sylejmani është shoqëruar në Stacionin Policor në Obiliq, ndërsa arma, municioni dhe shufra metalike janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit.

Pas konsultimit me prokurorin, është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Kadri Sylejmani është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Policia ndal veturën në Obiliq – shoferit i gjenden revole “Zoraki”, 9 fishekë dhe shufër metalike appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Kongresisti amerikan: Po i ndjek me shqetësim protestat në Shqipëri

Kongresisti amerikan: Po i ndjek me shqetësim protestat në Shqipëri

Elton Tozaj në Prive Klan Kosova tregon për “skandalin” e Luana Vjollcës

Elton Tozaj në Prive Klan Kosova tregon për “skandalin” e Luana Vjollcës

Lela, pjesë e Sol në Klan Kosova (VIDEO)

Lela, pjesë e Sol në Klan Kosova (VIDEO)