Ekskluzive | Kërcënohet zëvendësministri i Financave në Skenderaj – i dyshuari e ndali me Audi në rrugë, Policia e identifikon

Një incident me kanosje është raportuar të shtunën në Skenderaj, ku cak i kërcënimit të dyshuar ka qenë Hysni Mehani, zëvendësministër në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve dhe kryetar i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj.

Sponsor 3M Express

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më 17 tetor, rreth orës 12:20, në rrugën “Idriz Rreci”, derisa Mehani po lëvizte në këmbë.

Sipas deklarimit të tij në Polici, një person që po lëvizte me veturë të tipit Audi i kishte dalë përpara, kishte ndaluar automjetin dhe, pasi kishte hapur xhamin, dyshohet se e kishte kanosur.

Pas incidentit, personi ishte larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Mehani nuk kishte arritur ta identifikonte atë dhe as t’i mbante mend targat e veturës.

Rreth orës 12:50, zëvendësministri është paraqitur në Stacionin Policor në Skenderaj, ku ka denoncuar rastin.

Megjithatë, hetimet policore kanë çuar në identifikimin e personit të dyshuar.

Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, bëhet fjalë për Agon Veliun, 46 vjeçar, i cili më pas është paraqitur në stacion policor dhe është intervistuar nga njësia e hetimeve.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar për veprën penale “Kanosje”, ndërsa Veliu është liruar në procedurë të rregullt.

Rrethanat dhe motivi i kanosjes së dyshuar mbeten objekt i hetimeve.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Kërcënohet zëvendësministri i Financave në Skenderaj – i dyshuari e ndali me Audi në rrugë, Policia e identifikon appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Katër gola në “Bernabeu”, Real Madridi shkëlqen ndaj Sevillës para ‘El Clasicos’

Katër gola në “Bernabeu”, Real Madridi shkëlqen ndaj Sevillës para ‘El Clasicos’

Rrjetet sociale dëmtojnë trurin

Rrjetet sociale dëmtojnë trurin

Macron dënon dhunën në Francë: Përgjegjësit për trazirat do të japin llogari

Macron dënon dhunën në Francë: Përgjegjësit për trazirat do të japin llogari