Nuk e pagoi gjobën prej 300 eurosh për kontrabandë – kapet në Jarinjë shtetasi nga Serbia, dërgohet për 15 ditë në burg

Një gjobë prej 300 eurosh për kontrabandim të mallrave, e cila nuk ishte paguar, i është shndërruar në 15 ditë burgim një shtetasi nga Serbia, i cili është ndaluar në pikën kufitare në Jarinjë.

Sponsor 3M Express

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se më 17 tetor, rreth orës 08:00, gjatë kontrollit në hyrje të pikës kufitare, Policia ka ndaluar Bojan Babiqin, 36 vjeçar, nga Novi Pazari i Serbisë, pasi gjatë verifikimit ka rezultuar se ai figuronte në listën e personave të kërkuar.

Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, ndaj tij ekzistonte një urdhërarrest i lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, lidhur me veprën penale “Kontrabandim i mallrave”.

Babiqit, më 21 gusht 2024, i ishte shqiptuar dënim me gjobë prej 300 eurosh, por për shkak të mospagesës, me aktvendimin e 2 korrikut 2026, gjoba ishte zëvendësuar me 15 ditë burgim.

Pas ndalimit në Jarinjë dhe verifikimit të urdhëresës gjyqësore, ai është dërguar në vuajtje të dënimit.

Rasti është proceduar si “Urdhëresë e realizuar”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nuk e pagoi gjobën prej 300 eurosh për kontrabandë – kapet në Jarinjë shtetasi nga Serbia, dërgohet për 15 ditë në burg appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Rita Ora tërheq vëmendjen në galanë bamirëse në Londër me veshjen ekstravagante

Rita Ora tërheq vëmendjen në galanë bamirëse në Londër me veshjen ekstravagante

Rahoveci 029 fiton për herë të parë, Ylli vazhdon serinë e fitoreve

Rahoveci 029 fiton për herë të parë, Ylli vazhdon serinë e fitoreve

Risi në futboll, Uruguai teston kartonin elektronik për arbitrët

Risi në futboll, Uruguai teston kartonin elektronik për arbitrët