Ekskluzive | Njësia e Reagimit të Shpejtë arreston një person në Prishtinë – rezultoi i kërkuar me urdhërarrest aktiv

Një person i kërkuar nga organet e drejtësisë është arrestuar mesditën e së shtunës në Prishtinë, pasi gjatë një intervenimi të Njësisë së Reagimit të Shpejtë ka rezultuar se ndaj tij ekzistonte një urdhërarrest aktiv.

Sponsor 3M Express

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se më 17 tetor, rreth orës 12:00, në rrugën “Malush Kosova”, zyrtarët policorë kanë ndaluar Arsim Bejiqin, 33 vjeçar, me vendbanim në Prishtinë.

Gjatë verifikimit të të dhënave, Policia ka konstatuar se ndaj tij ishte lëshuar një urdhërarrest aktiv, për çka është proceduar menjëherë me arrestimin e tij.

Pas përfundimit të procedurave policore, Bejiqi është dërguar për zbatimin e urdhëresës së autoriteteve kompetente.

Rasti është evidentuar si “Realizim i urdhëresës”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Njësia e Reagimit të Shpejtë arreston një person në Prishtinë – rezultoi i kërkuar me urdhërarrest aktiv appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Kongresisti amerikan: Po i ndjek me shqetësim protestat në Shqipëri

Kongresisti amerikan: Po i ndjek me shqetësim protestat në Shqipëri

Elton Tozaj në Prive Klan Kosova tregon për “skandalin” e Luana Vjollcës

Elton Tozaj në Prive Klan Kosova tregon për “skandalin” e Luana Vjollcës

Lela, pjesë e Sol në Klan Kosova (VIDEO)

Lela, pjesë e Sol në Klan Kosova (VIDEO)