Ekskluzive | Policia alarmohet për një person me armë në Prishtinë – gjendet pistoleta me 5 fishekë, njëri nga të dyshuarit pranon pronësinë

Një informacion për një person që po mbante armë në dorë ka vënë në lëvizje Policinë e Kosovës në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Prishtinë. Ndërhyrja policore ka përfunduar me sekuestrimin e një arme zjarri, pesë fishekëve dhe një thike, ndërsa dy të rinj janë shoqëruar për procedura hetimore.

Sponsor 3M Express

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më 17 tetor, rreth orës 02:00, në rrugën “Ahmet Krasniqi”, ku Policia kishte pranuar informacion se një person ishte parë me armë në dorë.

Njësia policore ka dalë menjëherë në lokacion dhe aty ka gjetur një armë zjarri në tokë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë hasur edhe dy të dyshuarit, Bledon Muliqi, rreth 20-vjeçar dhe Genc Petrovci, rreth 19-vjeçar.

Gjatë kontrollit trupor, policët kanë gjetur një thikë te Muliqi, ndërsa njësitet hetimore kanë sekuestruar edhe armën e zjarrit me pesë fishekë të kalibrit 9 mm.

Por zhvillimi kryesor ka ardhur gjatë intervistimit në stacion policor.

Bledon Muliqi, në prani të avokatit mbrojtës, ka pranuar se arma e gjetur ishte e tij, duke konfirmuar pronësinë mbi armën e sekuestruar.

Ndërkohë, Genc Petrovci është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi ndodhej në gjendje të dehur. Intervistimi i tij është shtyrë deri pas përfundimit të trajtimit.

Pavarësisht pranimit të pronësisë mbi armën, Muliqi është liruar në procedurë të rregullt, pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit.

Rasti është iniciuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa për Petrovçin pritet intervistimi dhe një konsultim i ri me Prokurorin e Shtetit për veprimet e mëtejshme.

Hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit po vazhdojnë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Policia alarmohet për një person me armë në Prishtinë – gjendet pistoleta me 5 fishekë, njëri nga të dyshuarit pranon pronësinë appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Tahiri: Qeveria Kurti pa program e pa letërnjoftim politik

Tahiri: Qeveria Kurti pa program e pa letërnjoftim politik

Tahiri: Qeveria pa program dhe pa letërnjoftim politik

Tahiri: Qeveria pa program dhe pa letërnjoftim politik

Maqedonci: Për herë të parë, Qendra për Studime e FSK-së me akreditim 5 vjeçar

Maqedonci: Për herë të parë, Qendra për Studime e FSK-së me akreditim 5 vjeçar