Ekskluzive | Hajnat s’kanë të ndalur në Fushë Kosovë – me shkallë hyjnë nga ballkoni, pronarit i shkaktojnë rreth 20 mijë euro dëm

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar më 8 tetor në rrugën “Bedri Pejani” në Fushë Kosovë, ku persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hyrë në një banesë përmes ballkonit dhe kanë marrë para e gjësende me vlerë.

Sponsor 3M Express

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 23:50, Policia është njoftuar për vjedhjen, ndërsa njësitë përkatëse kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Sipas dyshimeve fillestare, autorët kanë përdorur një shkallë për të arritur në ballkonin e banesës.

Më pas, duke përdorur forcë dhe një mjet të fortë, dyshohet se kanë hapur derën e ballkonit dhe kanë depërtuar brenda.

Sipas deklarimit të pronarit, E. A, nga banesa janë marrë një televizor, stoli të ndryshme, ora dore dhe rreth 3 mijë euro para të gatshme.

Dëmi i përgjithshëm, sipas vlerësimit të ankuesit, arrin në rreth 20 mijë euro.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me udhëzim të të cilit është iniciuar procedura për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Personi apo personat e dyshuar ende nuk janë identifikuar, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Hajnat s’kanë të ndalur në Fushë Kosovë – me shkallë hyjnë nga ballkoni, pronarit i shkaktojnë rreth 20 mijë euro dëm appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

SHBA-ja përgatit plane për sulme të reja ndaj Iranit, Trumpi heziton të rikthehet në luftë

SHBA-ja përgatit plane për sulme të reja ndaj Iranit, Trumpi heziton të rikthehet në luftë

Tahiri: Ligji për Gjykatën Speciale duhet të zbatohet, as për hezitim, s’ka vend as për hezitim dhe as për dyshime

Tahiri: Ligji për Gjykatën Speciale duhet të zbatohet, as për hezitim, s’ka vend as për hezitim dhe as për dyshime

SHBA-ja përgatit plane për sulme të reja ndaj Iranit

SHBA-ja përgatit plane për sulme të reja ndaj Iranit