Dyshime për kontrabandim me migrantë në Viti, identifikohen gjashtë shtetas të Bangladeshit

Dyshime për kontrabandim me migrantë në Viti, identifikohen gjashtë shtetas të Bangladeshit

Dyshime për kontrabandim me migrantë në Viti, identifikohen gjashtë shtetas të Bangladeshit

Policia e Kosovës ka identifikuar gjashtë shtetas të Bangladeshit, të cilët dyshohet se kishin hyrë në Kosovë përmes rrugëve ilegale nga Maqedonia e Veriut.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 17 tetor 2026, rreth orës 21:55, në fshatin Dobresh të Vitisë, ku njësia policore ka lokalizuar një veturë me shtatë persona.

Sponsor 3M Express

Gjatë kontrollit dhe identifikimit, policia ka identifikuar vozitësin, një mashkull kosovar, si dhe gjashtë personat e tjerë, të cilët nuk posedonin dokumente me vete. Sipas deklarimeve të tyre, ata ishin shtetas të Bangladeshit.

Sipas deklarimit të vozitësit, personat e huaj ishin sjellë në Kosovë nga Maqedonia e Veriut përmes rrugëve ilegale.

Pas intervistimit, i dyshuari dhe vetura janë liruar, ndërsa gjashtë shtetasit e huaj janë trajtuar nga njësitë përkatëse. Atyre u është lëshuar edhe vërtetimi për akomodimin e tyre, në përputhje me ligjin.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Disa të vdekur dhe dhjetëra të lënduar nga zjarri pranë një baze ushtarake në Kanada

Disa të vdekur dhe dhjetëra të lënduar nga zjarri pranë një baze ushtarake në Kanada

Avionët luftarakë rumunë rrëzojnë dy dronë mbi Detin e Zi

Avionët luftarakë rumunë rrëzojnë dy dronë mbi Detin e Zi

Shtohen sulmet ndaj anijeve pranë Ngushticës së Hormuzit, raportohen dy incidente të reja

Shtohen sulmet ndaj anijeve pranë Ngushticës së Hormuzit, raportohen dy incidente të reja

Dyshime për kontrabandim me migrantë në Viti, identifikohen gjashtë shtetas të Bangladeshit | Momenti