Dy fatura të papaguara, borxh! KRU “Prishtina” me paralajmërim për konsumatorët

Dy fatura të papaguara, borxh! KRU “Prishtina” me paralajmërim për konsumatorët

Dy fatura të papaguara, borxh! KRU “Prishtina” me paralajmërim për konsumatorët

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” u ka bërë thirrje konsumatorëve që t’i paguajnë faturat e ujit me kohë, duke paralajmëruar për rritjen e borxheve dhe mundësinë e penalizimeve.

Sponsor 3M Express

Përmes një njoftimi publik, KRU “Prishtina” ka theksuar se nuk do të ketë tolerancë ndaj konsumatorëve që nuk i përmbushin obligimet e tyre financiare për shërbimet e ujësjellësit, transmeton Klankosova.tv.

Sipas kompanisë, dy fatura të papaguara konsiderohen borxh, ndërsa konsumatorët janë ftuar që të mos lejojnë grumbullimin e detyrimeve dhe t’i kryejnë pagesat brenda afateve të përcaktuara.

“Mos lejo që borxhi të rritet. Shmang penalizimet duke i paguar faturat me kohë!”, thuhet në njoftimin e publikuar nga kompania.

KRU “Prishtina” ka rikujtuar gjithashtu rëndësinë e përgjegjësisë së përbashkët për shërbimet e ujësjellësit, duke u bërë thirrje të gjithë konsumatorëve që të jenë të rregullt në pagesa.

Lexo edhe

Libani sekuestron 400 kg hashash me vlerë 1 milion dollarë, disa të arrestuar

Libani sekuestron 400 kg hashash me vlerë 1 milion dollarë, disa të arrestuar

Tobey Maguire nuk mori pjesë vetëm si i ftuar në dasmën e ish-bashkëshortes së tij, por ishte ai që drejtoi te gjithë ceremoninë martesore

Tobey Maguire nuk mori pjesë vetëm si i ftuar në dasmën e ish-bashkëshortes së tij, por ishte ai që drejtoi te gjithë ceremoninë martesore

Cristiano Ronaldo: Jam futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave – Ja çka thotë për Messin

Cristiano Ronaldo: Jam futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave – Ja çka thotë për Messin

Dy fatura të papaguara, borxh! KRU “Prishtina” me paralajmërim për konsumatorët | Momenti