Këngëtari i njohur kanadez, Drake, ka tërhequr sërish vëmendjen me një paraqitje në të cilën shfaqet me simbolin kombëtar shqiptar, shqiponjën dykrenare.

Në këngën e tij më të re, “Ya Hit”, në bashkëpunim me reperët e njohur Future dhe Travis Scott, Drake është shfaqur me një qafore të madhe të artë, në të cilën është vendosur shqiponja dykrenare.
Aksesori bie dukshëm në sy në videoklipin e publikuar së fundmi, duke tërhequr vëmendjen e fansave shqiptarë.
Kjo nuk është hera e parë që artisti kanadez shfaqet me simbole shqiptare. Edhe në një projekt të mëparshëm, ai ishte paraqitur i veshur me një xhaketë të kuqe, në pjesën e pasme të së cilës ishte e vendosur shqiponja dykrenare.
Arsyeja pse Drake zgjedh të shfaqet me simbole kombëtare shqiptare nuk dihet ende, por paraqitjet e tij të tilla janë pritur me entuziazëm dhe janë vlerësuar nga fansat shqiptarë.
Drake është një nga emrat më të njohur të muzikës botërore, me një karrierë të suksesshme dhe hite të shumta që prej vitesh dëgjohen në mbarë botën.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




