Djali i Milorad Dodikut emërohet zyrtarisht si kryeministër i Qeverisë së re të ‘Republika Srpska’

Djali i Milorad Dodikut emërohet zyrtarisht si kryeministër i Qeverisë së re të ‘Republika Srpska’

Djali i Milorad Dodikut emërohet zyrtarisht si kryeministër i Qeverisë së re të ‘Republika Srpska’

Presidenti i “Republika Srpska”, Savo Miniq, ka njoftuar se pas konsultimeve me partnerët e koalicionit, ka emëruar Igor Dodik, për kryeministër të Qeverisë së re të “Republika Srpska”.

Sponsor 3M Express

Sipas Kushtetutës së “Republika Srpska”, presidenti i Republikës i propozon Asamblesë Kombëtare një kandidat për Kryeministër, dhe ajo duhet ta konfirmojë atë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Miniq ka thënë në një konferencë për shtyp se Igor Dodik ka kualifikimet dhe përvojën e nevojshme për të udhëhequr Qeverinë e Republika Srpska, duke theksuar se ai është gjithashtu sekretar organizativ i SNSD-së, partisë më të madhe në Republika Srpska, dhe se ka aftësi menaxheriale.

Siç kujtojnë mediat, Igor Dodik është sekretari organizativ i SNSD-së dhe djali i presidentit të partisë, Milorad Dodik.

Në zgjedhjet e përgjithshme në tetor, ai kandidoi për herë të parë për Asamblenë Kombëtare të RS-së dhe, sipas rezultateve paraprake, fitoi më shumë vota personale nga të gjithë kandidatët, 18,104.

Sipas mediave, pasi presidenti i Republikës Srpska ta propozojë kandidatin për kryeministër dhe formimin e Qeverisë së RS-së, afati kushtetues për zgjedhjen e qeverisë së re në Kuvendin Popullor është 40 ditë nga dita e propozimit të kandidatit. /Telegrafi/

Lexo edhe

Specialja konfirmon kthimin e Jakup Krasniqit në Hagë

Specialja konfirmon kthimin e Jakup Krasniqit në Hagë

Babai i Zhegrovës i thumbon yjet e Kombëtares, e përgëzon djalin e tij

Babai i Zhegrovës i thumbon yjet e Kombëtares, e përgëzon djalin e tij

Shkencëtarët zviceranë zhvillojnë mikrorobotë që shpërbëjnë mpiksjet e gjakut gjashtë herë më shpejt

Shkencëtarët zviceranë zhvillojnë mikrorobotë që shpërbëjnë mpiksjet e gjakut gjashtë herë më shpejt