Babai i Zhegrovës i thumbon yjet e Kombëtares, e përgëzon djalin e tij

Babai i Zhegrovës i thumbon yjet e Kombëtares, e përgëzon djalin e tij

Babai i Zhegrovës i thumbon yjet e Kombëtares, e përgëzon djalin e tij

Babai i Edon Zhegrovës, Lulzim Zhegrova, ka publikuar një fotografi nga ndeshja e fundit e Kosovës kundër Izraelit, duke bërë një koment që duket se u drejtohet disa futbollistëve të Kombëtares.

Sponsor 3M Express

Në fotografinë e publikuar prej tij, gjatë intonimit të himnit të Izraelit, shihen Veldin Hoxha, Mergim Vojvoda dhe Milot Rashica me kokën e ulur, ndërsa Edon Zhegrova qëndron me kokën lart.

Krahas fotografisë, Lulzim Zhegrova ka shkruar: “Kokën lart çdoherë”, duke përgëzuar në këtë mënyrë djalin e tij për qëndrimin gjatë himnit.

Publikimi i tij mund të lexohet edhe si një thumbim ndaj futbollistëve të tjerë të përfaqësueses, të cilët shihen në fotografi me kokën e ulur.

Postimi ka tërhequr vëmendje për shkak të mesazhit të babait të futbollistit, në një ndeshje që kishte edhe dimensionin e saj të ndjeshëm jashtë fushës së futbollit.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Goditja e anijes në Gjirin e Finlandës, paralajmërime se lufta në Ukrainë po përhapet përtej kufijve

Goditja e anijes në Gjirin e Finlandës, paralajmërime se lufta në Ukrainë po përhapet përtej kufijve

Mateo Kovacic lidhet me një transferim të befasishëm nga Man City

Mateo Kovacic lidhet me një transferim të befasishëm nga Man City

Spiropali reagon pas zhvillimeve në PS: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë

Spiropali reagon pas zhvillimeve në PS: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë

Babai i Zhegrovës i thumbon yjet e Kombëtares, e përgëzon djalin e tij | Momenti