Gjykata Speciale konfirmon kthimin e Jakup Krasniqit në Hagë pas vizitës në Kosovë

Gjykata Speciale konfirmon kthimin e Jakup Krasniqit në Hagë pas vizitës në Kosovë

Gjykata Speciale konfirmon kthimin e Jakup Krasniqit në Hagë pas vizitës në Kosovë

Gjykata Speciale ka bërë të ditur se dje pas orës 17:00, Jakup Krasniqi është kthyer në Hagë pas vizitës katër-ditore në Kosovë.

Sponsor 3M Express

Specialja ka përmendur se vizita e ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u lejua nga Trupi Gjykues për “arsye humanitare bindëse”.

“Jakup Krasniqi u kthye sot në Hagë pas vizitës së urdhëruar nga Trupi Gjykues për arsye humanitare bindëse. Kjo ishte vizita e pesëmbëdhjetë nga një i paraburgosur në Kosovë deri më sot, e urdhëruar nga gjykatësit e Dhomave të Specializuara për arsye humanitare dhe e organizuar nga gjykata”, ka shkruar Gjykata në ëeb-faqen zyrtare.

Ndryshe, Jakup Krasniqi ka qëndruar për katër ditë në Kosovë, ku ka pasur mundësi që për disa orë brenda dite të vizitojë anëtarët e familjes në shtëpinë e tij në Prishtinë.

Kjo vizitë është lejuar për shkak të gjendjes shëndetësore të gruas së tij.

Kurse, vizita e Jakup Krasniqit ka nxitur reagime të shumta, pasi që ai vazhdimisht është shoqëruar nga masa të rrepta sigurie, derisa nuk është lejuar ta takojë as vëllanë e tij, i cili kishte bërë përpjekje të vazhdueshme, çdo ditë. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Goditja e anijes në Gjirin e Finlandës, paralajmërime se lufta në Ukrainë po përhapet përtej kufijve

Goditja e anijes në Gjirin e Finlandës, paralajmërime se lufta në Ukrainë po përhapet përtej kufijve

Mateo Kovacic lidhet me një transferim të befasishëm nga Man City

Mateo Kovacic lidhet me një transferim të befasishëm nga Man City

Spiropali reagon pas zhvillimeve në PS: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë

Spiropali reagon pas zhvillimeve në PS: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë

Gjykata Speciale konfirmon kthimin e Jakup Krasniqit në Hagë pas vizitës në Kosovë | Momenti