Robert Pattinson shfaqet për herë të parë pas lajmit se do të jetë James Bond i ri, pritet me duartrokitje

Robert Pattinson ka bërë paraqitjen e tij të parë publike që prej lajmit se do të marrë rolin e James Bond, duke u pritur me duartrokitje dhe urime nga të pranishmit në Londër.

Sponsor 3M Express

Aktori 40-vjeçar mori pjesë të premten në një event promovues të filmit “The Odyssey” të regjisorit Christopher Nolan, në Leicester Square, ku ishte i shoqëruar nga kolegët Tom Holland, Samantha Norton dhe Himesh Patel.

Gjatë aktivitetit, moderatorja Edith Bowman nuk la pa përmendur lajmin që ka pushtuar Hollywood-in këtë javë. Ajo e uroi publikisht Pattinson për rolin e ri, duke e prezantuar si James Bond-in e ardhshëm, shkruan DailyMail.

Salla shpërtheu në duartrokitje, ndërsa aktori reagoi me përulësi, duke ulur kokën dhe duke thënë thjesht: “Faleminderit”.

Për këtë paraqitje, ylli i “Batman” kishte zgjedhur një kombinim elegant, me pulovër gri, xhaketë të zezë dhe xhinse në ngjyrë gri të errët.

Në “The Odyssey”, Pattinson interpreton personazhin Antinous, ndërsa në event mori pjesë edhe në një sesion pyetje-përgjigjesh me Tom Holland. Ky i fundit ishte përmendur gjithashtu si një nga emrat e mundshëm për rolin e agjentit 007.

Pas muajsh spekulimesh, Amazon konfirmoi të hënën se Robert Pattinson do të jetë James Bond-i i ri, duke publikuar një fotografi të aktorit në pozën ikonike të agjentit sekret. /Telegrafi/

Lexo edhe

Veliaj nuk paraqitet në spitalin Memorial të Fierit për të kryer ndërhyrjen kirurgjikale

Veliaj nuk paraqitet në spitalin Memorial të Fierit për të kryer ndërhyrjen kirurgjikale

Bruno Fernandes: Nuk jam këtu vetëm për një vend në top katërshe, dua të fitoj trofe

Bruno Fernandes: Nuk jam këtu vetëm për një vend në top katërshe, dua të fitoj trofe

Shija e Anës, Edi befason me samunat e Gjakovës dhe me humorin e tij (VIDEO)

Shija e Anës, Edi befason me samunat e Gjakovës dhe me humorin e tij (VIDEO)