Kombëtarja e Kosovës U19 në futboll për vajza ka barazuar 1:1 me Maqedoninë e Veriut, në miqësoren e parë të zhvilluar në Kampin Nacional në Hajvali.

Mysafiret kaluan në epërsi në pjesën e parë me golin e Jovana Karolioskës, ndërsa në fillim të pjesës së dytë Anisa Meha shënoi për Dardanet, duke vendosur rezultatin përfundimtar.
“Miqësorja e dytë zhvillohet të hënën, në orën 12:00, sërish në Kampin Nacional në Hajvali”, thuhet në njoftimin e FFK-së./Klankosova.tv




