Një udhëtar nga Kuba është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit pasi autoritetet amerikane zbuluan se kishte fshehur 10 zogj të gjallë në të brendshmet e tij.

Alberto Hernandez Castillo kishte udhëtuar nga Havana drejt Miamit më 4 tetor. Pas mbërritjes, ai iu nënshtrua një kontrolli të dytë nga zyrtarët e Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit të SHBA-së, shkruajnë mediat ndërkombëtare transmeton Klankosova.tv.
Gjatë kontrollit, zyrtarët vunë re një fryrje të pazakontë në pjesën e belit dhe legenit, ndërsa udhëtari dukej nervoz.
Kontrolli zbuloi gjashtë tuba plastikë të fshehur në xhepa të qepur brenda të brendshmeve. Në to ndodheshin 10 zogj të gjallë.

Ten birds were recovered from the containers, which were preliminarily identified as eight yellow-faced grassquits and two blue grosbeaks.United States District Court for the Southern District of Florida
Sipas autoriteteve, tetë prej tyre ishin të llojit “yellow-faced grassquit”, ndërsa dy të tjerë ishin blue grosbeak. Castillo nuk kishte dokumentacionin e nevojshëm për futjen e zogjve në Shtetet e Bashkuara.
Gjatë marrjes në pyetje, ai u tha zyrtarëve se zogjtë ishin për “përdorim personal”, por më pas refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të tjera.
Castillo tani përballet me akuzë për kontrabandë mallrash në SHBA. Prokurorët kanë rekomanduar një garanci prej 25 mijë dollarësh, ndërsa rasti pritet të trajtohet në gjykatën federale në Miami.




