Robert Sanchez, portieri i Comos, ka përjetuar momente të frikshme në pistën e famshme të Nürburgringut në Gjermani, ku është përfshirë në një aksident të rëndë me një Ferrari 488 Challenge Evo.

Për fat të mirë, portieri spanjoll ka dalë nga vetura pa pësuar lëndime, ndërsa Ferrari është shkatërruar rëndë nga përplasja.
Aksidenti ka ndodhur të hënën, rreth orës 14:30, në një seancë private në pistë. Sipas dëshmitarëve, Sanchez ka humbur kontrollin e veturës në kthesën e njohur Caracciola-Karussell, duke u përplasur me barrierat me shpejtësi rreth 112 km/h.
Ferrari, me vlerë të përafërt prej 300 mijë funtesh, ka pësuar dëme të mëdha në pjesën e përparme. Përplasja ishte aq e fortë sa organizatorët ndërprenë përkohësisht aktivitetin në pistë.
Portieri 28-vjeçar është aktualisht i huazuar nga Chelsea te Como, ndërsa aksidenti ka ndodhur gjatë pushimit të kampionatit për ndeshjet e kombëtareve.





