Çitaku për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Kosovën e përjashtojnë, provokimit i japin skenë

Çitaku për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Kosovën e përjashtojnë, provokimit i japin skenë

Çitaku për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Kosovën e përjashtojnë, provokimit i japin skenë

Ushtruesja e detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me interpretimin e këngës nacionaliste serbe “Oj Kosova, Kosova”, në një aktivitet të organizuar në prag të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Sponsor 3M Express

Çitaku e ka cilësuar këtë veprim si skandal dhe provokim, duke kritikuar organizatorët për lejimin e interpretimit të një kënge që, sipas saj, promovon pretendime ndaj Kosovës.

“Kosovën e lënë jashtë, provokimit i japin skenë!”, ka shkruar ajo.

Sipas Çitakut, është e papranueshme që në një forum ku diskutohet e ardhmja evropiane e rajonit të interpretohet një këngë nacionaliste serbe që ushqen pretendime ndaj Kosovës.

Ajo ka theksuar se përgjegjësia institucionale mbetet e pashmangshme, pavarësisht nëse lejimi i kësaj kënge ka ndodhur për shkak të injorancës apo si rezultat i një qëllimi të caktuar.

Çitaku është ndalur edhe te reagimi i komisioneres evropiane, Marta Kos, duke thënë se shprehja e keqardhjes nga ana e saj është e nevojshme, por nuk mjafton për ta adresuar rastin.

“Komisioni Evropian nuk mund t’ua bartë përgjegjësinë vetëm muzikantëve. Kërkojmë sqarim, kërkimfalje dhe garanci për mospërsëritje. Pajtimi fillon me respektin për kujtesën dhe dinjitetin e secilit popull”, ka deklaruar Çitaku.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Zelensky: Sulme ruse në 8 rajone të Ukrainës, po ndodhin për shkak të kufizimeve të Starshield

Zelensky: Sulme ruse në 8 rajone të Ukrainës, po ndodhin për shkak të kufizimeve të Starshield

Ramadani për vendimin e Qeverisë për energjinë: Perde tymi për t’i arsyetuar ndaljet e rrymës dimrit

Ramadani për vendimin e Qeverisë për energjinë: Perde tymi për t’i arsyetuar ndaljet e rrymës dimrit

Rizvanolli shpjegon pse Qeveria ndaloi tregtimin e energjisë me kompanitë serbe

Rizvanolli shpjegon pse Qeveria ndaloi tregtimin e energjisë me kompanitë serbe