“Na shiten si patriotë”, Hykmete Bajrami kritikon Kurtin pas vendimit për tregtinë e energjisë me Serbinë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë nga Serbia, duke e cilësuar këtë vendim si të vonuar për shtatë vjet.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka kritikuar Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, duke rikujtuar kundërshtimin e projekteve energjetike, përfshirë termocentralin me ContourGlobal, projektin e gazit amerikan përmes MCC-së dhe gazin e lëngshëm amerikan.

Sipas saj, gjatë këtyre shtatë viteve kanë përfituar tregtarët e energjisë, ndërsa qytetarët kanë paguar pasojat e kësaj gjendjeje.

“Shtatë vjet kanë përfitu tregtarët e energjisë. E me gjasë, jo veç ata, por edhe këta që e kanë leju këtë gjendje”, ka shkruar Bajrami.

Ajo ka ironizuar edhe me mënyrën se si Qeveria po e paraqet vendimin e fundit, duke kërkuar transparencë për përfitimet nga tregtia e energjisë.

“Tash me këtë vendim na shiten si patriotë të kësaj dekade. Po hajde, tregojuni qytetarëve ku kanë përfundu paratë e tyre: në fitime të majme për tregtarët e energjisë, për manipuluesit e tregut dhe ata që e kanë leju këtë gjendje”, ka deklaruar Bajrami.

Deputetja e LDK-së e ka nisur reagimin e saj me fjalët: “Shtatë vjet me vonesë!”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Çitaku për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Kosovën e përjashtojnë, provokimit i japin skenë

Çitaku për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Kosovën e përjashtojnë, provokimit i japin skenë

Zbulohen nominimet për Çmimet Evropiane të Filmit, tri produksione në krye të garës

Zbulohen nominimet për Çmimet Evropiane të Filmit, tri produksione në krye të garës

Vini Jr zbulon se si negociatat për kontratën dhe interesimi nga klubet ndikuan te forma e tij te Real Madridi

Vini Jr zbulon se si negociatat për kontratën dhe interesimi nga klubet ndikuan te forma e tij te Real Madridi

“Na shiten si patriotë”, Hykmete Bajrami kritikon Kurtin pas vendimit për tregtinë e energjisë me Serbinë | Momenti