Gabriella Hajdaraj bëhet pjesëtarja e parë që përfundon kursin e komandantëve në Ushtrinë Britanike

Gabriella Hajdaraj bëhet pjesëtarja e parë që përfundon kursin e komandantëve në Ushtrinë Britanike

Gabriella Hajdaraj bëhet pjesëtarja e parë që përfundon kursin e komandantëve në Ushtrinë Britanike

Ambasada e Britanisë në Kosovë ka njoftuar se Gabriella Hajdaraj ka përfunduar me sukses kursin për Komandantë të Trupave të Xhenios (RE Troop Commanders Course) në Ushtrinë Britanike.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të ambasadës, Hajdaraj është pjesëtarja e parë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) që arrin ta përfundojë me sukses këtë kurs, duke shënuar një arritje të rëndësishme në zhvillimin profesional të personelit të FSK-së.

Ambasada britanike e ka vlerësuar këtë sukses si një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit të mundësive për trajnime të specializuara për pjesëtarët e FSK-së në Mbretërinë e Bashkuar.

Në njoftim,ambasade përgëzon Gabriella Hajdarajn për përkushtimin, profesionalizmin dhe angazhimin e treguar gjatë trajnimit, duke theksuar se suksesi i saj krijon një precedent të rëndësishëm dhe hap rrugën për pjesëtarë të tjerë të FSK-së që të përfitojnë nga mundësi të ngjashme. /Telegrafi/

Lexo edhe

Osmani: Ky pushtet i largoi miqtë e Kosovës, nesër mund të ketë goditje edhe më të rënda

Osmani: Ky pushtet i largoi miqtë e Kosovës, nesër mund të ketë goditje edhe më të rënda

Mickoski në Bruksel: Përcaktimi ynë për anëtarësim në BE është i qartë, Maqedonia meriton të ardhme evropiane

Mickoski në Bruksel: Përcaktimi ynë për anëtarësim në BE është i qartë, Maqedonia meriton të ardhme evropiane

Ilir Krasniqi shkëlqen në UEFA Nations League, renditet ndër më të mirët në dy statistika defensive

Ilir Krasniqi shkëlqen në UEFA Nations League, renditet ndër më të mirët në dy statistika defensive

Gabriella Hajdaraj bëhet pjesëtarja e parë që përfundon kursin e komandantëve në Ushtrinë Britanike | Momenti