Bayerni deklason Leipzigun 6-1 me Luis Diazin në rolin e protagonistit

Bayerni deklason Leipzigun 6-1 me Luis Diazin në rolin e protagonistit

Bayerni deklason Leipzigun 6-1 me Luis Diazin në rolin e protagonistit

Bayern Munich ka dhuruar një tjetër spektakël në Bundesligë, duke e deklasuar RB Leipzigun me rezultat 6-1 në ndeshjen e zhvilluar në Allianz Arena, në kuadër të xhiros së gjashtë.

Sponsor 3M Express

Luis Diaz ishte protagonisti kryesor i mbrëmjes, duke realizuar het-trik. Sulmuesi kolumbian shënoi në minutat 12, 47 dhe 69, duke udhëhequr skuadrën bavareze drejt një fitoreje bindëse, transmeton Klankosova.tv.

Për Bayernin realizuan edhe Aleksandar Pavlovic në minutën e 26-të, Michael Olise në minutën e 34-t dhe Harry Kane në minutën e 53-të. Golin e vetëm për Leipzigun e shënoi Andrija Maksimovic në minutën 90+1.

Kjo fitore vjen pas dy barazimeve radhazi për Bayernin, i cili reagoi në mënyrën më të mirë të mundshme, duke treguar fuqinë e tij në sulm.

Bayerni përfiton edhe nga barazimi pa gola i Borussia Dortmundit ndaj Union Berlinit dhe ngjitet në krye të tabelës së Bundesligës, të paktën përkohësisht.

Lexo edhe

Kongresisti amerikan: Po i ndjek me shqetësim protestat në Shqipëri

Kongresisti amerikan: Po i ndjek me shqetësim protestat në Shqipëri

Elton Tozaj në Prive Klan Kosova tregon për “skandalin” e Luana Vjollcës

Elton Tozaj në Prive Klan Kosova tregon për “skandalin” e Luana Vjollcës

Lela, pjesë e Sol në Klan Kosova (VIDEO)

Lela, pjesë e Sol në Klan Kosova (VIDEO)

Bayerni deklason Leipzigun 6-1 me Luis Diazin në rolin e protagonistit | Momenti